Kombetarja

Kujtime të këqija, një arbitër sllovak vendos drejtësinë në Andorrë-Shqipëri

Në ndeshjen e dytë eliminatore për kampionatin europian, Shqipëria do të luaj në transfertë kundër Andorrës. Sfida e cila do të startojë mbrëmjen e sotme prej orës 20:45, do të arbitrohet nga një treshe gjyqtarësh nga Sllovakia.

Sipas njoftimit zyrtar të qeverisë europiane të futbollit, arbitri kryesor i kësaj ndeshje do të jetë Filip Glova, i cili do të jetë i ndihmuar nga dy asistentët e tij Franisek Ferenec dhe Peter Kovaç. Glova është një nga arbitrat më premtues të momentit, që ka gjykuar edhe në nivele të larta të futbollit europian. Ai është në moshë të re, vetëm 31-vjeç dhe deri më tani është dalluar si një gjyqtar që më tepër ka mbajtur drejtësinë në ndeshjet e sektorit të të rinjve.

Arbitri sllovak është një emër i njohur për vendin tonë, pasi edhe më herët ka arbitruar skuadrën kuqezi. Filip Glova ka gjykuar miqësoren e Shqipërisë me Austrinë të luajtur në Vien në vitin 2016, që është humbur nga ekipi kuqezi në shifrat 2-1. Nga kjo ndeshje, Glova mbahet mend për kartonin e kuq të akorduar për Ergys Kaçen, pasi më herët e kishte ndëshkuar me të verdhë. Arbitri sllovak gjithashtu ka gjykuar edhe një herë përfaqësuesen e Kosovës, në sfidën me Finlandën, që ishte dhe përballja e parë kualifikuese për këtë ekip, që nga koha e pranimit nga FIFA dhe UEFA.

 

Më Shumë