Jete & Stil

Kujt i duhet Parisi? 10 qytete më të vegjël me po aq kulturë dhe stil

Harrojeni Parisin, Romën dhe Vjenën!  Këta qytete  të vegjël janë po aq të mëdhenj në kulturë dhe stil

1. Sevilja e vjetër

Kryeqyteti i gjallë i Andaluzisë mund të mos ketë përmasa por ofron një qytet të vjetër plot atmosferë, arkitekturë të shekullit të 12, pallatin mavritan Alcázar dhe sheshin e madh të Plaza de España, kombinuar me shfaqje flamengoje, bare me tapas të cilësisë së lartë dhe hotele të mirë. Ka gjithashtu një mundësi për festa në orët e vona të natës në baret dhe tarracat e Alameda de Hércules.

2. Salzburgu muzikor

I njohur më së shumti si vendlindja e Moxartit dhe sheshxhirimi i filmit “Tingulli i Muzikës” më 1965-ën, qendra historike e qytetit austriak, me përzierjen joshëse të arkitekturës mesjetare dhe baroke, është i përfshirë në listën si trashëgimi botërore e UNESCO-s. Hotelet rezervohen shumë përpara në kohë për festivalin prestigjioz të muzikës, që organizohet çdo vit, në korrik dhe gusht.

3. Lioni i atyre që dashurojnë ushqimin

Çuditërisht jashtë radarit të atyre që planifikojnë pushimet tona, Lioni jo vetëm ka një qytet të vjetër e mbresëlënës të arkitekturës romake, gotike dhe të Rilindjes, por një zhvillim i ri spektakolar i bërë së fundmi, e ka shndërruar distriktin Confluence buzë lumit. Lioni konsiderohet si "kryeqyteti" francez i ushqimit.

4. Ngritja e Roterdamit

I rrafshuar nga bombardimet gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore, Roterdami është ngritur nga hiri për t’u bërë një qytet i gjallë e modern, me bulevarde të gjerë dhe arkitekturë moderne. Ka gjithashtu një skenë të lulëzuar arti me një prej muzeve më të mëdhenj të Holandës, "Boijmans Van Beuningen".

5. Rilindja e Portos

Me siguri, ky qytet portugez është më shumë i njohur për distriktin e tij me kalldrëm, buzë lumit dhe magazinat e portit që përvijojnë molet e Duoros. Por pjesa tjetër e Portos, cila mund të përshkohet fare mirë në këmbë po gëzon një rilindje me hotele të rinj, restorante, kafene dhe dyqane artizanësh që mbijnë në rrugicat e vogla të qytetit mbi lumë.

6. Gotenborgu në qiell të hapur

Kryeqyteti suedez i shoqërisë së kafeve shijohet më së miri në verë kur lulëzon si një qytet në ajër të hapur, me kanalet plot gjethe e bulevardet që përvijohen nga baret dhe restorantet. Gjallëria rinore mbështillet edhe nga statusi i tij si një qytet universitar dhe disa festivale verorë të muzikës.

7. Hamburgu kulturor

Padrejtësisht i stereotipizuar për distriktin e tij me drita të kuqe, Hamburgu është, në fakt, një qytet tërheqës dhe i sofistikuar. Cilësitë nënvizohen së fundi nga spektakolarja  Elbphilharmonie prej qelqi, ndërtuar mbi një magazinë të vjetër në lumin Elbë, e cila i bashkohet “miljes së artit” të qytetit me pesë muze të mëdhenj dhe galeri që theksojnë statusin e Hamburgut si një prej kryeqyteteve kulturorë të Gjermanisë.

8. Radha e Antuerpit

Një opera në lulëzim, një shtëpi e ndërtuar nga Rubensi, një katedrale spektakolare dhe muze të jashtëzakonshëm, përfshirë magjepsësin Plantin-Moretus – një nga shtypshkronjat më të mëdha të Europës... Ky është qyteti i arteve dhe historisë par excellence. Dhe nëse nuk e shijoni kulturën e lartë, birrat dhe patatinat janë ndër më të mirat në Belgjikë.

9. Gjenova e çiltër

Hani jashtë në Gjenovë dhe do të rrethoheni jo prej turistëve, por prej gjenovezëve. Ky është një qytet që duhet ende ta lëshojë shpirtin drejt turizmit, pavarësisht bregdetit, qendrës mesjetare, arkitekturës së Rilindjes dhe një port i riprojektuar nga një djalë vendas, Renzo Piano.

10. Artistiku Aix-en-Provence

Kompakt, i gjelbëruar dhe plot surpriza, Aix-en-Provence është me siguri qyteti më i bukur në të gjithë Jugun e Francës. Ka mjaft për të bërë këtu për një javë, nga studioja e Cézanne-it, te një katedrale; nga tempulli romak te një muze i jashtëzakonshëm arti. Sigurisht, dhe mjaft restorante të shkëlqyer.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë