Shendet

Kujdes nga produktet me ‘zero sheqer’, kanë lidhje me sëmundje kardiovaskulare

Konsumimi i produkteve me “zero sheqer” mund të duket i padëmshëm për momentin por mund të rrisë rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet kardiovaskulare.

Produkteve me “zero sheqer” u shtohen ëmbëlsues dhe substanca që të bëhen të ëmbla.

Sipas një studimi të botuar në revistën “BMC Medicine”, këto produkte janë të lidhura me sëmundjet kardiovaskulare.

Për të testuar këtë teori, autorët vlerësuan të dhënat e dietës dhe shëndetit nga më shumë se 110,000 njerëz që morën pjesë në UK Biobank, një studim që mblodhi të dhëna midis 2006 dhe 2010 nga më shumë se 503,000 të rritur në Mbretërinë e Bashkuar.

Pas mbi nëntë vjet ndjekjeje, studiuesit zbuluan se produktet zero sheqer ndikonin edhe në perimetër më të madh të belit.

Sa më shumë produkte të konsumonin disa pjesëmarrës, aq më i madh ishte rreziku i tyre për sëmundje kardiovaskulare, sëmundje të zemrës dhe goditje në tru.

Konsumimi i këtyre produkteve lidhej edhe me shtim të kalorive të tepërta, diçka që trupi nuk ka nevojë.

"Ky studim ofron nuanca shumë të nevojshme për diskutimet e shëndetit publik në lidhje me efektet shëndetësore të karbohidrateve dietike", thotë Maya Adam, pedagoge në Universitetin Stanford.

“Konsumimi i ëmbëlsuesve dhe substancave mund të nxisë inflamacionin në trup dhe kjo mund të shkaktojë probleme në zemër dhe enët e gjakut, gjë që mund të çojë në rritjen e presionit të gjakut”, thotë Brooke Aggarwal, profesor i shkencave mjekësore.

Burimi: CNN. Përshtati: Gazeta Si.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë