Jete & Stil

Kujdes në këto vende, përdorimi i emojit me gishtin e mesit ju çon në burg

Nëse planifikoni një udhëtim për në Dubai ose në ndonjë pjesë tjetër të Emirateve të Bashkuara Arabe, bëni kujdes kur përdorni  telefonin tuaj, pasi një shaka e vogël mund t’ju kushtojë shtrenjtë.

Përdorimi i emojit me gishtin e mesëm në aplikacionet tuaja konsiderohet fjalë fyese dhe nga kjo mund të përfundoni në burg .

Ligji i ri i miratuar së fundit nuk lejon që vendasit dhe turistët të fyejnë dikë përmes aplikacioneve të rrjeteve sociale. Në të kundërt njerëzit mund të përballen me një gjobë deri 68 mijë dollarësh, ose edhe me burg.

Pak kohë më parë, Gjykata e Lartë në Abu Dhabi urdhëroi rigjykimin e një personi të dënuar, për shkak se ai kishte përdorur një fjalë fyese në një bisedë me kolegun e tij në WhatsApp. Gjoba që ai kishte marrë ishte 817 dollarë, shumë e vogël kjo për gjestin që ai kishte kryer. Prokurorët apeluan vendimin, duke kërkuar nga gjykata rritjen e gjobës deri në 68,000 dollarë ose të dënohej me burg.

I pandehuri u ndoq penalisht pasi akuzuesi paraqiti telefonin e tij celular për të provuar se ishte dërguar fjalë fyese përmes WhatsApp, megjithëse rrethanat e sakta nuk u zbuluan në dokumentet e gjykatës.

Ndërsa muajin e kaluar, autoritetet në Emiratet e Bashkuara Arabe paralajmëruan se dërgimi i një emoji të gishtit të mesëm do të dënohej gjithashtu sipas ligjit.

Policia dhe avokatët nxorën paralajmërimin pasi doli se Microsoft do të bëhet prodhuesi i parë që t'u japë përdoruesve një emoji lëvizës të gishtit të mesëm në aplikacionet e tyre.

Dërgimi i një emoji të gishtit të mesëm në një smartphone ose madje edhe dërgimi i një fotoje me gishtat e mesëm përmes email-it, ju sjell probleme” tha avokati mbrojtës Abdullah Yousef Al Nasir për 7Days.

“Është një fyerje në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe ligji mund t'ju dënojë me burg  deri në tre vjet ose me gjobë deri në 136,000 dollarë” tha më tej avokati

"Disa njerëz fyejnë ose tallin të tjerët duke menduar se askush nuk mund t'i ndjekë ata," tha Al Nasir ‘Por Emiratet e Bashkuara Arabe kanë aprovuar një ligj kibernetik për të ndëshkuar këdo që fyen duke përdorur teknologjinë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë