Mode

Kujdes kur hidhni parfumin në këtë pjesë të trupit

Gjithmonë duhet të jemi të kujdesshëm kur vjen puna tek kujdesi dhe këshillat që duhen ndjekur për bukurinë. Pasi çdo gjë që mund të na duket në rregull mund të ketë një efekt tjetër negativ në ndonjë pjesë të trupit tonë. Dhe këtu po bëhet fjalë për parfumin dhe pjesët e trupit ku e hedhim. Shpesh herë teksa keni hedhur parfum në pjesët kyçe të trupit mund ta keni bërë të njëjtën gjë edhe me flokët. Kjo gjë është e gabuar sipas ekspertëve të bukurisë. Kjo për faktin se, parfumet përmbajnë nivele të larta të alkoolit, të cilat mund të çojnë në acarim të skalpit të kokës, duke e bërë atë të thatë dhe në formimin e zbokthit.

Ekspertja e flokëve ka thënë Sophia Hilton se hedhja e parfumit në flokë mund t’ju shkaktojë dëme serioze, ndaj ajo thekson se duhet pasur shumë kujdes teksa përdorni këtë produkt bukurie.

“Përqindja e alkoolit që përmban parfumi, nuk absorbohet në lëkurë por vetëm në flokë, kjo bën që te keni flokë më të dobët dhe shumë, të thatë, si pasojë fijet e flokut këputen shpejt”, ka thënë ekspertja.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë