Mode

Si të bëni make up-in në mënyrë perfekte

Supozohet se make up-in perfekt e bën vetëm një specialist, por realiteti është ndryshe.
Njohja e disa trukeve të thjeshta jo vetëm që do bëjë të dukeni sikur sapo keni dalë nga një sallon bukurie, por edhe do t’ju shkurtojë shumë kohë.
Çfarë duhet të bëni?

Aplikimi i pudrës së fytyrës
Aplikimi i pudrës se fytyrës është baza e një make up-i te bukur dhe perfekt. Nëse do te shohim lëkurën, do te vërejmë nuancat e ndryshme qe dallojnë nga njeri te tjetri .Kjo ështëedhe arsyeja se pse nuanca e pudrës se fytyrës duhet te jete e ndryshme. Lëkura jone ne përgjithësi përfaqëson edhe atë qe jemi realisht. Kremi pudër konsiderohet si aleati kryesor i bukurisë se femrave, pasi fale tij mund te mbulohen defekte te vogla te fytyrës, rrudha te lehta, poret e zgjeruara apo njolla te vogla, ndaj është shume e rëndësishme zgjedhja e tonalitetit te duhur, i përafërt me atë te lëkurës.

Përdorni fletë metalike prej alumini për të rritur efektivitetin e maskave
Fletët metalike mund të shtojnë efektivitetin e maskave. Përveç kësaj, maska me fletë metalike mund të përdoret për të hequr ënjtje e syve në mëngjes.


Mësoni artin e konturimit.
Për të nxjerrë në pah tiparet tuaja , përdorni një krem pudër më të errët se ngjyra e lëkurës tuaj. Mbani mend se përzierja e duhur është çelësi për një pamje sa më të bukur.

Përdorimi i trekëndëshit
Truku i trekëndëshit duket se është një formë goxha e lehtë për të fshehur qarqet e errëta poshtë syve. Për ta bërë fytyrën tuaj më të bukur dhe më rinore, vizatoni një trekëndësh nën sytë tuaj dhe më pas përdorni një sfungjer të butë ose furçë për ta të aplikuar kremin në këtë pjesë. Aplikimi i make up-it duke përdorur këtë teknikë do të ndriçojë fytyrën tuaj dhe do të tërheqë vëmendjen drejt syve tuaj.


Si të bëni penelin në mënyrë perfekte
Për të nxjerrë në mënyrë sa më përfekte penelin , mund të përdorni edhe një lugë gjelle, me qëllim që forma e penelit të dalë sa më bukur.

Qerpikët:
Qerpikët voluminozë janë dëshira e çdo femre, për këtë arsye shumë prej tyre zgjedhin t’i lyejnë sa më shumë me rimel. Por, në këtë mënyrë rrezikoni që qerpikët të ngjiten dhe të krijohet një masë e zezë mbi qimet e tyre. Asgjë për t’u shqetësuar, mjafton t’i krihni me një furçë të vjetër dhëmbësh dhe qerpikët tuaj do të duken perfektë.

Buzët

Lapsi i buzëve nuk duhet te jete kurrë me i erret se ngjyra e buzëkuqit Nëse keni një buzëkuq ngjyre mishi evitoni te bëni buzët me kontur me një laps me te erret. Ky i fundit duhet te jete një tonalitet me i erret se ngjyra juaj natyrale e buzëve apo buzëkuqit qe keni aplikuar. Për te mos gabuar synoni gjithmonë për një laps neutro për ta përdorur si baze për buzëkuqin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë