Ekonomi

Kuba komuniste ua dorëzon industritë bizneseve private

Shteti komunist i Kubës u ka lejuar bizneseve private të operojnë në pjesën më të madhe të industrive në vend.

Kjo është një reformë shumë e rëndësishme për ekonominë e cila ka qëndruar e shtetëzuar qysh prej vitit 1965 bazuar në politikat komuniste.

Vitet e fundit u la hapësirë bizneseve private, por në masë të kufizuar.

Stabiliteti financiar i Kubës u godit rëndë nga pandemia dhe sanksionet e vendosura nga ish-presidenti amerikan Trump.
2020-a i shkaktoi vendit një rënie ekonomike me 11% dhe kubanezët vazhdojnë të kenë mungesë të produkteve për konsumin e përditshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë