Kombetarja

Kualifikueset e Euro 2025, zbardhet kalendari i ndeshjeve për vajzat kuqezi

Gazeta Si – Shqipëria në futboll për femra mësoi kundërshtarët e kualifikueseve të Europianit 2025, pas shortit të hedhur në Nion. Vajzat kuqezi janë shortuar në një grup me Estoninë dhe Luksemburgun, ndërkohë UEFA ka zbardhur kalendarin e plotë të ndeshjeve.

Ndeshja e parë do të luhet në fushën e Luksemburgut, më 5 prill. Ndeshja e parë në Shqipëri do të zhvillohet më 9 prill ndaj Estonisë.

Po ndaj këtij kundërshtari Shqipëria do të luajë në maj, këtë herë në fushë kundërshtare. Dhe ndeshja e fundit pastaj më 4 qershor në Luksemburg.

Europiani i 2025-ës është programuar të zhvillohet në Zvicër.

Kalendari i ndeshjeve kualifikuese
05.04.2024 Luksemburg-Shqipëri
09.04.2024 Shqipëri-Estoni
31.05.2024 Estoni-Shqipëri
04.06.2024 Shqipëri-Luksemburg


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë