Jete & Stil

Ku po i kalojnë ditët e nxehta të korrikut yjet e famshëm?

Yjet e famshëm kanë zgjedhur bregdetin për të sfiduar të nxehtin e këtyre ditëve. Por ndonëse disa prej tyre janë munduar për të qëndruar larg vëmendjes së publikut, paparacët  kanë arritur të shkrepin disa imazhe gjatë pushimeve të tyre.

Dikush me familjen , dikush tjetër me miqtë, me të dashurin, më poshtë  kemi zgjedhur disa foto të yjeve të famshëm të botës së modelingut , aktrimit, artistë të fushave të ndryshme , që të cilët kanë zgjedhur të lënë  pak anash në angazhimet e tyre profesionale, për të kaluar disa ditë relaksi.

Modelja 32 vjeçare, Chrisy Teigen , nënë e dy fëmijëve, ka zgjedhur  t’i kalojë këto ditë të nxehta të këtij muaji me fëmijët e saj. Modelja është fotografuar me fëmijët, ndërsa bashkëshorti , John Lnegend , nuk ndodhet më familjen e tij për shkak të angazhimeve profesionale.
 Modelja bukuroshe Alessandra Ambrosio është fotografuar San Diego të Kalifornisë ditën e  mërkurë. Duket se bukuroshja e modelingut është nën moton “përgjithmonë pushime” , pasi ajo ka kohë që është shkëputur puna e saja,për tu relaksuar pranë bregdetit. Këtë herë ylli pasrarelave është nënë shoqërinë e familjarëve.
 Miqtë Hugh Jackman, aktor australian, dhe Michael Ryan, po i kalojnë pushimet në bregdetin Bondi në Australi. Dy miqtë janë fotografuar mesditën e të Enjtes.
Ylli i ekranit Amanda Holden ,  po i kalon pushimet  në ishullin Korsika. Ka qenë vetë trajnerja e Got Talent që ka publikuar një foto në Instgramin e saj. Mos harrojmë që 47 vjeçarja befason gjithmonë ndjekësit  e saj në rrjetet sociale, me trupin e saj mjaft në formë.
 
 
Aktori britanik Jeremy Irvine është fotografuar së bashku me të dashurën e tij Jodie Spencer, në Positano të Italisë. Pas një sezoni të ngarkuar me xhirime, 28 vjeçari më në fund është “arratisur”, për disa ditë të qeta larg përditshmërisë së tij
 
Aktorja amerikane Robin Wright zyrtarizoi në fejesë lidhjen e saj me Clement Giraudet, disa muaj më parë , po shijojnë pushimet në Positano të Italisë. 52 vjeçarja dhe partneri i saj janë fotografuar ditën e mërkurë.
Aktorja 32 vjeçare  Lindsay Lohan, e cila aktualisht po punon për projektin Life-Size 2, i cili do të këtë premierën në dhjetor të 2018, ndodhet në ishullin Mykonos të Greqisë.
Diva e skenave botërore Jennifer Lopez  tregoi fizikun e saj vetëm në bikini , përmes një postimi në Instrgram ditën e enjte. Këngëtarja 49 vjeçarja e cila ndez skenat në çdo performancë të saj, po kalon disa ditë pushime së bashku me të fejuarin saj Alex Rodriguez në Miami.

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë