Princi William dhe Kate Middleton publikuan foton familjare për kartolinën e Krishtlindjes. Një foto bardhezi, një panoramë e një familjeje të lumtur e të qeshur pranë njëri-tjetrit. Mirëpo, duke e parë me një sy detajist, disa gjëra nuk shkojnë.
Komentuesit kanë vënë re se diçka nuk shkon te dora e Louis. Të voglit të familjes i mungon gishti. Mirëpo jo vetëm kaq. Të tjerë komentues kanë vënë re se këmba e majtë e Princit William dhe njëra nga këmbët e Kate Middleton mungojnë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.