Media Galeri

‘Ku është drejtësia?’, qytetarët e Durrësit në protestë pas aksidentit tragjik

Me dhjetëra qytetarë kanë dalë ditën e sotme për të protestuar në Durrës, pas aksidentit tragjik që u mori jetën dy fëmijëve dhe la të plagosur rëndë një tjetër të mitur.

Me pankarta dhe fotografitë e fëmijëve që humbën jetën, qytetarët kanë marshuar nga Drejtoria e Policisë në drejtim të Bashkisë së Durrësit.

Ata kërkojnë më shumë siguri dhe kontrolle nga ana e Policisë në rrugët e qytetit, për të parandaluar aksidente tragjike që përditë marrin jetë qytetarësh të pafajshëm.

Protesta e tyre bëhet edhe për ndërgjegjësimin e drejtuesve të automjeteve, që të jenë më të kujdësshëm teksa qarkullojnë nëpër rrugët e qytetit.

“Dy jetë të pafajshme, kërkojmë drejtësi. Fëmijët s’duhet të humbnin jetën kështu. Kjo nuk duhet të ndodhë më kurrë. Ndal neglizhencës, shpëtoni jetë! Siguria e fëmijëve është detyrim”, shkruhet mes të tjerash në një nga pankartat që protestuesit mbajnë në Durrës.

Kujtojmë se drejtuesi i automjetit që u mori jetën 2 të miturve, Nikoll Radaçi, po e drejtonte makinën nën efektin e alkoolit në momentin e aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë