Moti

Kthjellime dhe vranësira kalimtare

Territori Shqiptar do të vijojë të jetë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike edhe përgjatë ditës së premte, ku në pjesën e parë të ditës do të ketë dominim të kthjellimeve në pothuajse të gjithë vendin. Por pritet të ketë dhe kalime të pakta vranësirash në zonat malore. Ndërsa orët e pasdites dhe mbrëmjes do të shfaqin vranësirat kalimtare edhe në pjesën tjetër të territorit, por më të dukshme vranësirat parashikohet të mbeten në zonat përgjatë kufirit Lindor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë