Gazeta Si – Kthesë e bujshme për fatin e Superligës nga Madridi. Sipas vendimit të fundit të Gjykatës komerciale të Madridit, pas apelimit të A22Sports, Superliga mund të ekzistojë dhe klubet që bëjnë ende pjesë në të (Juventusi, Real Madrid dhe Barcelona) nuk mund të sanksionohen nga UEFA dhe FIFA.
Në thelb, është e mundur të krijohet një komepticion i pavarur dhe alternativ me ato që organizon UEFA. Sipas asaj që kanë shkruar tre gjykatësit në dokumentet e siguruara nga ‘As’, "FIFA dhe UEFA nuk mund ta justifikojnë sjelljen e tyre anti-konkurrencë sikur të ishin të vetmit depozitues të disa vlerave europiane, sidomos nëse kjo shërben për të mbështetur një monopol, nga i cili mund të përjashtohen apo pengohen iniciativa të asaj që aspiron të jetë konkorrentja e saj, Superliga”.

"Në bazë të dokumenteve që na janë vënë në dispozicion, - shkruhet në sentencë, - nuk na duket e jutifikueshme sjellja e atyre që mbrojnë interesat e futbollit europian. Ajo që paralajmërohet është një veprim me karakteristikat e një abuzimi të pajustifikueshëm nga ana e atij që mban një pozicion drejtues”.
Sentenca urdhëron FIFA-n dhe UEFA-n të heqin çdo sanksion që pengon direkt apo indirekt përgatitjen apo zhvillimin e Superligës. Po ashtu, vendimi ndalon institucionet e futbollit të kërcënojnë klubet me masa ndëshkuese.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.