Shendet

Ksilazina, droga që ka alarmuar Amerikën vjen edhe në Europë

Fentanyl, droga më vdekjeprurëse në Amerikë po bëhet edhe më e rrezikshme. Në të gjithë Shtetet e Bashkuara, opioidi po përzihet gjithnjë e më shumë me ksilazinën, një qetësues i fuqishëm që është miratuar nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave për përdorim në kafshë të tilla si kuajt.

Substanca u gjet për herë të parë e përzier me heroinë në Porto Riko dy dekada më parë. Sot po përdoret në shumë vende në Amerikë.

Javën e kaluar, Administrata Amerikane e Drogës lëshoi një alarm për një "rritje të madhe të trafikut të fentanilit të përzier me ksilazin", duke thënë se kishte konfiskuar ksilazinë dhe përzierjet e fentanilit në 48 nga 50 shtete.

Ksilazina është një antidepresant. Ajo ngadalëson frymëmarrjen dhe rrahjet e zemrës së një personi dhe ul presionin e gjakut. Një mbidozë mund t'i vendosë ata në një gjendje kome, duke i lënë të ngrirë dhe pa ndjenja për orë të tëra në rrugë.

Ksilazina ka një efekt anësor veçanërisht shkatërrues: plagë të tmerrshme që nuk shërohen. Arsyeja e saktë për këtë ende nuk është kuptuar, por shkencëtarët dyshojnë se ksilazina mund të ndikojë në qarkullimin e gjakut në një mënyrë që ndikon në riparimin e lëkurës. Kjo do të thotë se për dikë që përdor ksilazine, diçka aq e vogël sa një puçërr ose një shpim gjilpëre mund të shndërrohet në plagë të mëdha, në disa raste duke shkuar deri në kockë, duke u cilësuar edhe “droga që shndërron njerëzit në zombi”.

Ksilazina ka mbërritur edhe në Europë, pasi u përhap masivisht në qytetet amerikane.

Është Britania e Madhe, vendi ku është regjistruar viktima e parë nga përdorimi i kësaj droge, me Karl Ëarburton, një punonjës fabrike që vdiq majin e kaluar nga efektet e ksilazinës së kombinuar me droga të tjera, duke përfshirë heroinën, fentanilin dhe kokainën.

Mjeku ligjor përcaktoi se 43-vjeçari vdiq për shkak të pneumonitit akut të aspiratës, një gjendje e shkaktuar shpesh nga thithja e toksinave. Por ksilazina ishte renditur në certifikatën e vdekjes së Ëarburton si kontribues në vdekjen e tij.

Kjo shënon herën e parë që droga është gjetur jashtë Amerikës.

Ardhja e drogës në Britani u zbulua për herë të parë nga toksikologët në Programin Kombëtar për Vdekjet nga Abuzimi me Substancat (NPSAD). Laboratori i toksikologjisë në Birmingham ka vënë re një ‘kulm të çuditshëm’ në rezultatet e testit që më vonë u identifikua si ksilazin.

Drejtoresha e NPSAD, Caroline Copeland thotë se ksilazina nuk testohet në analizat standarde të barnave dhe paralajmëroi se mund të ketë shumë raste të tjera të pazbuluara.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë