Drejtësia

Kryeprokurori Çela kërkon ligj për dënuar ata që kanë pasuri të paligjshme

Prokuroria e Përgjithshme ka dorëzuar në parlament raportin për kriminalitetin në vend.
Mediet kanë raportuar se Prokuroria e Përgjithshme ka ngritur shqetësimin e zbrazjes së prokurorive për shkak të vetingut. 
Raportohet se kryeprokurori Olsian Cela ka sugjeruar  shtimin e oficerëve të policisë gjyqësore derisa të kapërcehet sipas tij situata kritike.
Ndër sugjerimet e kryeprokurori Olsian Çela para parlamentit ishin.
-Iniciativa ligjore që prek drejtpërdrejt reformën në drejtësi.
Mediat raportojnë se Olsian Cela kërkon të ketë kompetenca dhe pjesëmarrje aktive gjatë procesit të emërimit, caktimit por edhe shkarkimit të drejtuesve të prokurorisë edhe pse  ky proces i është lënë si kompetencë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, një institucion i ri i reformës në drejtësi,
Ndërsa sugjerimi i dytë lidhet me atë që Çela e konsideron si shtim të një vepre penale në Kodin Penal. Raportohet se bëhet fjalë për nenin e pasurimit të paligjshëm,
Ndërkaq është konstatuar se në raportin vjetor të kriminalitetit 2020, dorëzuar Kuvendit thuhet se 11503 shtetas shqiptarë përfunduan të akuzuar në Gjykata, por prokuroria nuk ka qenë kaq efektive sa i takon hetimit pasuror dhe në 80% të rasteve u pushuan dhe vetëm në 20% të këtyre rasteve përfunduan në gjykatë.  Sipas të dhënave nga raporti krimi më i zakonshëm i ndodhur sipas prokurorisë gjatë vitit 2020 është vjedhja e pasurisë me 8700 raste.
Në vend të dytë janë krimet që prekin sigurinë publike me 7361 raste dhe në vend të tretë janë krimet që derivojnë nga konfliktet për pronësinë e tokës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë