Sociale

Kryeministri rus rezulton pozitiv me koronavirus

Kryeministri rus, Mikhail Mishustin tha të enjten se kishte rezultuar pozitiv me koronavirus dhe po vetëizolohej, por se do të vazhdonte të drejtonte qeverinë në përgjigje të epidemisë.

“Testet që sapo kam bërë kanë rezultuar pozitive. Për rrjedhojë, unë duhet që të vetë-izolohem për sigurinë e kolegëve të mi," tha Mishustin në një intervistë të transmetuar nga kanali shtetëror rus.

Mishustin, 54 vjeç, i cili u emërua kryeministër në janar, ka luajtur një rol kryesor në reagimin e Rusisë ndaj pandemisë koronavirus. Putini nënshkroi një dekret për të emëruar zëvendës Kryeministrin e Parë Andrei Belousov si ushtrues detyre të kryeministrit. Mishustin mori pjesë në një takim të këshillit koordinues të qeverisë për luftën kundër përhapjes së virusit të mërkurën, në të cilin theksoi se ishte e pamundur të kishte një datë të saktë për hapjen e kufijve.

Në 24 orët e fundit në Rusi janë shënuar 101 viktima dhe 7,099 të prekur. Bilanci i azhornuar i Universitetit Johns Hopkins për pandeminë nga Covid-19 në botë tregon se numri i përgjithshëm i të infektuarve është mbi 3 milion kurse numri i vdekjeve  ka shkuar në mbi 231 000 kurse të shëruarit kanë kapur shifrën e 1 milion.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë