Sociale

Kryeministri Mitsotaqis del negativ për Covid-19

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis është testuar djeshme për koronavirus, pas dyshimeve se mund të ishte infektuar gjatë takimeve të shumta me zyrtarët e qeveriasë. Zëdhënësja e everisë Aristotelia Peloni deklaroi në një konferencë shtypi se kreu i qeverisë greke kishte rezultuar negativë,.

Peloni tha se Mitsotakis iu nënshtrua testit pasi kishte qenë në kontakt me zëdhënësin e qeverisë Stelios Petsas i cili ka qenë në izolim pasi gruaja e tij rezultoi pozitive me koronavirus.

Mitsotakis testoi negativ dhe është në gjendje të mirë shëndetësore si familja e tij, tha Peloni, duke shtuar se zyrtarë të tjerë në zyrën e kryeministrit gjithashtu testuan negativ.

Autoritetet Greke kanë zbuluar edhe 38 pacientë të tjerë përgjatë 24 orëve të fundit, duke e rritur numrin e përgjithshëm të rasteve me CVOVID-19 në 228.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë