Shteti kroat ka ofruar 10 mijë doza të vaksinave anti-COVID për popullin e Kosovës.
Lajmi është bërë i ditur nga diplomati kroat Gordan Grlić Radman, pas takimit që pati me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.
“Me kënaqësi të madhe e kam njoftuar ministren Gërvalla për ndarjen e 10 mijë dozave të vaksinave për Republikën e Kosovës. Republika e Kroacisë e ka marrë vendimin për ngritjen e kontingjentit ushtarak të KFOR-it”, u shpreh ai.
Po ashtu Kroacia ka mbështetur edhe dialogun Kosovë-Serbi nën administrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët.
“Kroacia gjithashtu është kundër shkëmbimit të territoreve dhe do të punojmë që ato vende që nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë një gjë të tillë. Kosova është shtet i pavarur dhe për vendet që nuk e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës, nëse duan qetësi në botë, atëherë duhet të pranohet pavarësia. Për këtë edhe Serbia duhet të marr vendimin e duhur dhe shpresoj që në të ardhmen do të lehtësojnë marrëdhëniet dhe do të sigurohet siguria në Evropën Juglindore”, tha ai më tej.
Ministrja e Kosovës, Donika Gërvalla ka falënderuar homologun për këtë ndihmë si dhe për mbështejtjen e dialogut Kosovë-Serbi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.