Ekonomi

“Kriza politike do të godasë ekonominë. Inflacioni në objektiv 2 vitet e ardhshme”

Guvernatori i Bankës së Shqiëprisë ka deklaruar se kriza e tejzgjatur politike do të japë efektet e saj duke goditur ekonominë.

Në konferencën për shtyp mbi vendimmarrjen e politikës monetare ai u shpreh se për asrye të rreziqeve të krizës politike, rreziqet që lidhn me kursin e këmbimit e ndikimi i tij në inflacion, ekonomia e vendit do të mund të goditet. Prandaj, sqaroi guvernatori Sejko, politika monetare do të mbetet stimuluese edhe gjatë horizontit afatmesëm duke mbajtur normën bazë të interesit 1%. Sipas tij intensiteti i stimulit monetary do të përshtatet me ecurinë ekonomike, që siç deklaroi vetë guvernatori parashikohet të rrisë ritmet e rritjes jo më afër se pas dy vitesh, kohë në të cilën rrjedhimisht pritet që edhe inflacioni të jetë në objektivin e Bankës së Shqipërisë, 3%.

Guvernatori Sejko e shpjegoi ngadalësimin e rritjes së ritmit të ekonomisë në vend me tkurrjen e prodhimit dhe eksportit të energjisë eleektrike.

Edhe pse defiçiti tregtar është zgjeruar, tha Sejko, politika fiskale ruan kahun kososlidues. “Ekonomia në tremujorin e parë të vitit ka qenë më e ngadaltë, rënia e proidhimit ka goditur ofertën. Por punëisimi dhge pagat kanë ardhur në rritje në këtë periudhë”- u shpreh Sejko duke shpjeguar që politka monetare lehtësuese është harmonizuar me konsolidimin fiskal duke nxitur likuiditetin dhe kreditimin.

I pyetur nëse Banka e Shqipërisë do të ndërhyjë në treg për të balancuar kursin e këmbimit, guvernatori sqaroi se institucioni që ai drejton ka miratuar një program ndërhyrjeje gjatë vitit të shkuar për stabilizimin e kursit të këmbimit.

“Ka patur faktorë specifik . Gjatë kësaj periudhe është ndikuar nga faktorët sezonal, është sjellje e rregullt., BSH nuk ka indikatorët dhe treguesit që të imponojnë ndërhyrjen, si për inflacionin apo çregullime të mundshme, dy faktorë që e detyrojnë BSH të ndërhyjë. Banka Qendrore nuk ndërhyn për të përmbushur interesa të caktuara, por vetëm nëse ndikon objektivin e inflacionit.”- tha Sejko.

Sipas tij sjellja e mbiçmimit ndodh prej 4 vitesh për shkak të rritjes së remitancave , të të ardhurave nga turizmi, etj. “Oferta është shumë e lartë, ne vazhdojmë të ndjekim një kurs të lirë të kursit të këmbimit.”- u shpreh Sejko duke shtuar se “Ne do të vazhdojmë me regjim të lirë të kursit të këmbimit, mbiçmimi apo çregullimi do ta bënte BSH që të ndërhynte në treg duke blerë euro. Ne jemi në vëzhgim.”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë