Futboll

Kriza nuk i prek agjentët e futbollit, 500 milionë dollarë të arkëtuar në 2021-shin

Studimi i FIFA-s mbi transferimet ndërkombëtare tregon se, pavarësisht rënies me 13.9% të shpenzimeve për merkaton e futbollit, komisionet e ndërmjetësuesve kanë mbetur stabël.

Agjentët e futbollit nuk njohin krizë, të paktën deri tani. Sipas raportit të publikuar nga FIFA “Intermediaries in International Transfers”, në vitin 2021 komisionet që korrespondojnë me shërbimet e agjentëve dhe ndërmjetësuese kapin shifrën e 500.8 milionë dollarëve. Një shifër stabël në krahasim me një vit më parë, edhe pse ka pasur një ulje të shpenzimeve për transferimet në 13.9%. Kjo do të thotë se komisionet vazhdojnë të rriten.

Në 2021-shin, në “Transfer Matching System” (TMS) janë bërë në total 17.945 transferime ndërkombëtare lojtarësh profesionistë. Nga këta, 3.545 (19.8%) kanë të përfshirë të paktën një agjent. Në 7% të rasteve (1251) agjenti punon për klubin që blen. Pak më shumë se 2/3-at e të gjitha transferimeve janë lojtarë që përfundim kontrate.

Mino Raiola dhe Horge Mendes, dy nga agjentët më të njohur. Gazeta Si, 16 dhjetor 2021

Klubet europiane përfaqësojnë 95.8% të 500.8 milionë dollarëve të shpenzuara për komisionet e ndërmjetësimit. Klubet angleze kanë shpenzuar 133.3 milionë, ato gjermane 84.3, italianet 73.5, spanjollet 34.8, francezet 30.3 dhe portugezet 29.3, duke mbuluar 77% të shumë s totale në nivel botëror.

Shpenzimet e klubeve për merkaton kanë regjistruar rënie për të dytin vit radhazi(-13.9% në 2021-shin dhe -23.4% në 2020-ën), por ky reduktim nuk pasqyrohet në komisionet e paguara për shërbimin e ndërmjetësuesve, që kanë mbetur në të njëjtin nivel, madje kanë shënuar një rritje të lehtë, 0.7%. Në 10-vjeçarin e fundit (deri në 2020-ën) është paguar një total prej 3.5 miliardë dollarësh për komisionet e ndërmjetësimit të transferimeve ndërkombëtare.

Në 2021-shin janë bërë 1287 transferime ndërkombëtare futbollistesh profesioniste, 300 nga të cilat (23.3%) kanë përfshirë të paktën një agjent. Numri i transferimeve me përfshirjen e ndërmjetësuesve në futbollin e femrave është shtuar me 12.9% në 2021-shin (70) në raport me 2020-ën (62).

Komiteti i FIFA-s ka miratuar në 2021-shin disa masa kyçe të përfshira në paketën e tretë të reformës së transferimeve ndërkombëtare. Këto masa kanë të bëjnë me transferimin ndërkombëtar të minorenëve (më shumë mbrojtje juridike, standarde minimale dhe rregulla të reja për akademitë), rregulla të reja për skuadrat në lidhje me huazimet dhe sesione merkatoje më elastike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë