Nga Gazeta ‘Si’- Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla pas mbledhjes u pyet në lidhje me një vendimmarrje të mundshme për Elisa Spiropalin pas kritikave të kësaj të fundit mbi qeverinë.
Balla tha për gazetarët se kritikat e saj Spiropali nuk i ka shprehur në mbledhjen e grupit, ndërsa theksoi se një vendimmarrje për të do të merret kur Kryesia të bëjë një raport për punën e deputetëve.
“Kemi një rregull që në çdo fund sesioni bëjmë një analizë të punës së çdo deputeti. Kryesia e grupit parlamentar i paraqet grupit një raport”, u përgigj Balla.
Balla tha se është normale që deputetë në grupin e PS të kenë propozime dhe kritika.
“Kjo është demokracia brenda grupit parlamentar dhe PS. Këto në korridore në rrjetet sociale nuk i ndjek unë”, tha ai.
Kujtojmë që Spiropali ka dalë herë pas herë me mesazhe kritike ndaj qeverisë, që kur ajo u distancua nga grupi socialiste në rastin e imunitetit të Belinda Ballukut.
Disa ditë më parë ajo përcolli një mesazh të fortë duke ngritur shqetësimin për një model drejtimi që, sipas saj, po dominon sot PS-në dhe institucionet shtetërore. Ajo përshkruan një realitet ku institucionet nuk funksionojnë më si mekanizma vendimmarrjeje dhe llogaridhënieje, por si mjete presioni dhe kontrolli, duke u përdorur si “hanxhar” ndaj individëve, bizneseve, mediave dhe grupeve të caktuara.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje