Kombetarja

Kristjan Asllani shpallet ‘Qytetar Nderi’ në vendlindjen e tij, në Cërrik

Gazeta Si – Futbollisti i Kombëtares shqiptare dhe Interit, Kristjan Asllani, ka marrë sot një vlerësim të rëndësishëm nga qyteti i tij i lindjes, Cërriku, që e ka shpallur atë ‘Qytetar Nderi’.

Vendimi është marrë sot nga Këshilli Bashkiak i Cërrikut, që e jep këtë titull me motivacionin ‘për rezultate dhe përformancë të shkëlqyer si futbollist profesionist në radhët e Kombëtares dhe Interit, duke u kthyer në krenarinë dhe imazhin më të mirë të promovimit të vlerave në vendlindje’.

Kristjan Asllani me fanellen e Interit. Gazeta Si, 2 mars 2023

Pritet që të organizohet një ceremoni për dhënien e këtij titulli mesfushorit kuqezi, në praninë e tij. Asllani është larguar nga Shqipëria në moshë shumë të vogël dhe është rritur në Itali, megjithatë ka lidhje të fortë me vendlindjen.

Edhe pse nuk po luan me Interin, ai është një nga futbollistët më të mirë të Kombëtares aktualisht dhe pritet të jetë një pikë referimi për trajnerin Silvinjo në kualifikueset e Europianit 2024, që nisin këtë muaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë