Kombetarja

Kristjan Asllani, profili adpapt për të ardhmen e mesfushës së Kombëtares

Një yll i ri kuqezi po shkëlqen. Pjesë e “kolonisë” shqiptare që luajnë tek Empoli, Kristjan Asllani është më i riu në moshë. Ai është vetëm 19 vjeç dhe është marrë në skuadrën e parë nga trajneri Andreacoli, i cili e ka aktivizuar shpesh si zëvendësues. Asllani aktivizohet si mesfushor mbrojtës dhe ka profilin adapt edhe një fanellë kuqezi në një të ardhme shumë të afërt.

Pas tërheqjes së Burim Kukelit, të Taulant Xhakës dhe problemeve fizike të Abrashit, Kombëtarja ka nevojë për një lojtar të tillë dhe nuk do të ishte aspak çudi që 19-vjeçari të jetë pjesë e saj në Ligën e Kombeve apo edhe në eliminatoret e Europianit të ardhshëm.

Kristjan Asllani, 19 vjeç. Gazeta Si, 24 nentor 2021

Në Youth League, Championsi i të rinjve, Kristjan Asllani realizoi 2 gola në fitoren 4-0 të Empolit ndaj Crvena Zvezdës, çka do të thotë se ai është një lojtar që ka marrëdhënie shumë të mira edhe me portën, për më tepër që trajneri i beson edhe ekezekutimin e penalltive. Pra, kemi të bëjmë me një lojtar me personalitet dhe sipas të gjitha gjasave, ndoshta bashkë me Muçin, që të dy pjesë e Shpresave, do të kalojnë te Kombëtarja A.

Për momentin, në qendër të mesfushës luajnë Bare, Gjasula, Laçi dhe Ramadani. Janë lojtarë të rinj, me përjashtim të Gjasulës, që është mbi 30 vjeç. Kombëtarja ka nevojë për më shumë lojtarë në këtë sektor, pasi 2 ose 3 luajnë titullarë, ndërkohë që nevojiten edhe alternativat. Dhe Asllani është një kandidat shumë i fortë për t’u ingranuar në Kombëtare, edhe pse në moshë shumë të re.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë