Kombetarja

Kristjan Asllani: Merita, e trajnerit. Ka forcuar grupin

Çelësi i suksesit të Shqipërisë së Silvinjos është te forca e grupit. Kështu është shprehur pas ndeshjes magjike Shqipëri-Poloni (2-0), Kristjan Asllani. Mesfushori i Interit ishte padyshim një nga protagonistët e suksesit ndaj Polonisë

“E dinim rëndësinë e ndeshjes dhe forcën e kundërshtarit. Ata u mbrojtën mirë në pjesën e parë, por gjetëm atë supergol të Asanit. Në pjesën e dytë na vunë disi në vështirësi, por na shkoi shumë mirë dhe morëm këto tre pikë.
Është e vërtetë që me këtë trajner jemi bërë një grup shumë kompakt. Rrimë shumë bashkë dhe flasim shpesh, edhe jashtë fushe. Trajneri Silvinjo ka punuar shumë për të forcuar grupin dhe jemi shumë të kënaqur për këtë", tha Asllani për Supersport.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë