Futboll

Kristjan Asllani josh klubet angleze, jo vetëm Inter-Milan

Gazeta Si - Jo vetëm derbi Inter-Milan. Emri i mesfushorit të Kombëtares, Kristjan Asllani, gjithmonë e më i lakuar në merkato, ka dalë edhe në listat e klubeve angleze.

Leiçester dhe Uest Hem po ndjekin me interes situatën me 20-vjeçarin kuqezi. Ai i ka bindur të gjithë me paraqitjet e tij në Serinë A se është një nga mesfushorët më premtues në qarkullim.

Kristjan Asllani me fanellën e Kombëtares. Gazeta Si, 27 maj 2022

Lojtari nga Elbasani josh tashmë edhe klubet e Premier Ligës, jo vetëm ato të Serisë A.

Interi e sheh si një zëvendësues adapt të Brozoviçit. E konsideron Asllanin si një lojtar me vizion loje, që ka motorrin e Barelës. Klubi zikaltër është gati të investojë për taletin shqiptar.

Në anën tjetër të Milanos është Milani që e pëlqen shumë mesfushorin. Veçanërisht Paolo Maldini, i cili sheh te Kristjan Asllani të gjitha parametrat që e bëjnë atë një big të së ardhmes.

Tani për dy klubet italiane është shtuar konkurrenca angleze. Dihet që klubet angleze kanë mundësi më të mëdha financiare dhe nuk është çudi ta shohim Asllanin në Premeir Ligë.

Asllani në një ndeshje ndaj Milanit. Gazeta Si, 27 maj 2022

Leiçesteri po kërkon një zëvendësues për Tilemans, kurse Uest Hemi për Rajs. Asllani është një nga emrat më të nxehtë të merkatos, ky nuk është më një sekret.

E sigurt është se mesfushorin e Kombëtares do të shohim në një klub më të madh se Empoli. Kristjan Asllani u ka hapur oreksin shumë klubeve të mëdha europiane.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë