Futboll

Kristjan Asllani i rrit kuotat vetes, gara për shqiptarin nis të bëhet serioze

Gazeta si - Empoli dhe Specia barazuan pa gola të shtunën, një rezultat që u leverdiste të dyja skuadrave për klasifikimin. Në fushë nga minuta e parë ishin 3 futbollistë të Kombëtares shqiptare: Kristjan Asllani dhe Nedim Bajrami për Empolin, dhe Rei Manaj për Specian. Të tre u vlerësuan me notën 6 për performcën në këtë ndeshje, por mesfushori 20 vjeçar kishte diçka më shumë.

Asllani ka bërë një tjetër ndeshje shumë të mirë, duke treguar nivelin e tij të lartë dhe mbi të gjitha personalitet në fushë. Trajneri Andreacoli nuk e lëviz më nga formacioni, ka besim të plotë tek elbasanasi dhe e lë 90 minuta në fushë. Klubi i Empolit po fërkon duart, sepse nga talenti shqiptar po përfiton sportivisht dhe shumë shpejt edhe financiarisht.

Kristjan Asllani gjatë miqësores me Spanjën. Gazeta Si, 10 prill 2022

Mesfushori kuqezi është në qendër të vëmendjes së klubeve të mëdha. Ai ka të gjitha parametrat që nevojiten për të luajtur në një ‘top club’: forcë fizike, vizion loje, shpejtësi dhe gjuajtje. Dhe është vetëm 20 vjeç. Gara për Asllanin tani ka nisur të bëhet më serioze, sepse klubet më të mëdha në Itali dhe Angli janë bindur se kemi të bëjmë me një lojtar kalibri.

Juventusi, Interi, Napoli dhe të tjerë janë vënë pas shqiptarit, por edhe nga Premier Liga ka klube që e kanë vënë në shënjestër futbollistin e ri. Kombëtarja jonë tashmë ka fituar një tjetër lider pas Brojës. Çelsat e mesfushës trajneri Edi Reja dhe pasardhësit e tij mund t’ia besojnë Asllanit pa asnjë dyshim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë