Kombetarja

Kristjan Asllani: Do ishte bukur të ndeshemi me Italinë në Europian

Gazeta Si – Kristjan Asllani, një nga protagonistët e kualifikimit për në Euro 2024, autor i një goli ndaj Ishujve Faroe, ka folur për shtypin italian në lidhje me situatën e tij tek Interi, por edhe Europianin, duke pohuar se do të ishte bukur, nëse do të luante ndaj Italisë.

Në një intervistë për ‘Spormediaset’, mesfushori kuqezi mes të tjerash është shprehur: "Vitin e kaluar e dija që isha lojtari i tretë në rolin tim dhe se do kisha pak minuta. Tani jam gati. Kam admiruar ata që ishin para meje, si Brozoviç dhe Çalhanoglu. Po ashtu, trajneri Inzagi dhe klubi më kanë mbështetur shumë në rritjen time.

Asllani ndaj Ishujve Faroe. Gazeta Si, 21 nentor 2023

Titulli apo Championsi? Po bëjmë një kampionat shumë të mirë dhe jemi kualifikuar në Champions. Ylli i dytë është një ëndërr që mund të realizohet, ne do të përpiqemi. Doja të qëndroja tek Interi dhe kështu ndodhi, është meritë edhe e klubit dhe trajnerit. Të gjithë e dinë që jam një tifoz i Interit.

Jam shumë i kënaqur që jemi kualifikuar me Shqipërinë për në Europianin e Gjermanisë. Më vjen mirë për të gjithë djemtë që luajnë me mua. Jam i kënaqur gjithashtu edhe për të gjithë italianët, e meritojnë. Do të ishte bukur, nëse do të ndeshemi me Italinë në Europian".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë