Futboll

Kristjan Asllani debuton me Interin, zikaltrit ‘shtypin’ Specian

Gazeta Si - Ja ku vjen edhe momenti i debutimit të Kristjan Asllanit në një ndeshje zyrtare me fanellën e Interit. Mesfushori kuqezi u fut në fushë në ndeshjen e sotme ndaj Specias, ku zikaltrit fituan 3-0.

Kishin mbetur edhe 6 minuta lojë nga koha e rregullt, kur trajneri Inzagi vendosi të largonte nga fusha Brozoviçin për t’i dhënë Asllanit kënaqësinë e debutimit në Milano. Një moment i veçantë për 20-vjeçarin elbasanas, që shpreson të ketë më shumë hapësirë në vazhdim.

Interi feston fitoren ndaj Specias. Gazeta Si, 20 gusht 2022

Interi fitoi me lehtësi ndaj Specias, me gola të Lautaro Martinez, Çalhanoglu dhe Korreas. Ishte fitorja e dytë në po kaq ndeshje, që do të thotë vendi i parë për skuadrën zikaltër.

Në ndeshjet e tjera të Serisë A, Lacio barazoi 0-0 në fushën e Torinos. Asnjë minutë për Elseid Hysajn, ashtu si dhe për Frederik Veselin në barazimin që Salernitana arriti në fushën e Udinezes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë