Futboll

Kristiano Ronaldo, mesazh Mançesterit: Nuk jam kthyer për vendin e 6-të!

Gjatë ditëve të fundit në Angli dhe në Spanjë është shkruar për pakënaqësitë e Kristiano Ronaldos në lidhje me situatën e krijuar te Mançester Junajtid, ku portugezi duket se nuk ka marrëdhënie aspak të mira me trajnerin Rangnik.

Për këtë arsye, Mendes po kërkon skuadër të re për yllin portugez, që për ta bërë gjithçka edhe më të qartë, ka vendosur të dalë hapur. "Nuk dua ta mbyll kampionatin në vend të 6-të, ose mes 3 të parëve të Premier Ligës. Jam këtu për të fituar. E di mirë rrugën, por nuk dua ta them se çfarë duhet bërë, sepse mendoj se nuk është korrekte”, - ka thënë Ronaldo.

Kristiano Ronaldo. Gazeta Si, 13 janar 2022

Portugezi ka folur edhe për ndryshimet në stolin e Mançester Junajtid. "Në fillim Solskjaer, pastaj Kerrik dhe tani një trajner i ri. Kur ka kaq shumë ndryshime është e gjithmonë e vështirë. Me Rangnik jemi përmirësuar në disa aspekte, por ka nevojë për kohë dhe besoj se do të bëjë një punë të mirë”, - është shprehur Ronaldo.

Në fund një mendim për të ardhmen: "Vit i ri, jetë e re. Shpresoj që Mançester Junajtid të arrijë nivelin që tifozët tanë presin deh meritojnë".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë