Futboll

Kristiano Ronaldo mbret i rrjeteve sociale në 2021-shin, Mesi mbetet shumë prapa

Kristiano Ronaldo konfirmohet mbret i rrjeteve sociale. Edhe në vitin 2021, ylli i Mançester Junajtid, është lojtari që ka pasur më shumë kontakte me ndjekësit. Një rekord ai i portugezit, që e ka lënë shumë prapa Lionel Meisn, rivalin e përjetshëm, por edhe Nejmarin, në klasifikimin special të rrjeteve sociale.

Ronaldo ka regjistruar 2.1 miliardë kontakte nëpërmjet rrjeteve sociale në nivel botëror, 340 milionë nga të cilat në Facebook, 1.7 miliardë në Instagram dhe 28 milionë në Twitter.

Sipas monitorimit vjetor të futbollit në vitin 2021 nga “Talkwalker”, lider global në këtë fushë që mat periodikisht ndërveprimet e federatave kryesore, skuadrave dhe sportistëve në nivel botëror në rrjetet sociale, CR7 në 2021-shin nuk ka pasur rivalë në Facebook, Twitter dhe Instagram.

Lionel Mesi. Gazeta Si, 28 dhjetor 2021

Portugezi ka dyfishin e shifrave të vendit të dytë, që mbahet nga Lionel Mesi. Argjentinasi ka në total 1.1 miliardë kontakte të ndara mes Facebook (192 milionë ndërveprime) dhe Instagram (972 milionë). Në vend të tretë qëndron braziliani Nejmar, me 751 milionë ndërveprime në 2021-shin.

Në këtë renditje speciale bëjnë pjesë edhe yje të tjerë, si Paulo Dibala i Juventusit, apo Zllatan Ibrahimoviç i Milanit. Për trajnerët, sipas “Talkwalker”, është Karlo Ançeloti, trajneri i Real Madridit, ai që ka më shumë reagime në rrjetet sociale, me 20 milionë ndërveprime në vitin 2021.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë