Futboll

Kristian Eriksen rikthehet te Danimarka 9 muaj pas incidentit të frikshëm

Kristian Eriksen, pas kthimit në fushë me Brentfordin në Premier Ligë, është grumbulluar edhe nga trajneri i kombëtares daneze, Hjulmand, për dy ndeshjet me Holandën dhe Serbinë. Ndeshja e fundit me kombëtaren është ajo ndaj Finalnadës në Europian, ku ai pësoi atë arrest kardiak.

Qarku mbyllet kështu për Kristian Eriksenin dhe gëzimi është i dyfishtë. Ish-lojtari i Ajaksit, Totenhemit dhe Interit jo vetëm është kthyer të luajë me Brentfordin, por së shpejti do të veshë edhe fanellën e Danimarkës. Objektivi është që të shkojë në Botërorin e Katarit.

Kristian Eriksen. Gazeta Si, 15 mars 2022

Ai 12 qershor i mallkuar, kr gjatë ndeshjes me Finlandën ishte një hap larg vdekjes, tashmë është vetëm një kujtim. I dhimbshëm, sigurisht, por si i tillë, duhet arkivuar.

Trajneri Hjulmand e ka thirrur mesfushorin për përgatitjet në Marbela dhe pastaj për dy ndeshjet e programuara në Amsterdam më 26 mars ndaj Holandës dhe më 29 mars në shtëpi ndaj Serbisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë