Futboll

Kristian Eriksen largohet zyrtarisht nga Interi, danezin e nderon edhe Milani

Kristian Erkiksen ka prishur me konsensus kontratën me Interin, sepse problemi në zemër dhe rregullat në Itali nuk e lejojnë të luajë në Serinë A. Mesfushori danez shpëtoi mrekullisht pas sulmit në zemër gjatë ndeshjes Danimarkë-Finlandë në Europian. Tani është rehabilituar dhe ka nisur të stërvitet në Danimarkë, ndërsa sot është ndarë zyrtarisht edhe me Interin.

Pas vendimit, në rrjetet sociale kanë vështuar përshëndetjet dhe homazhi për këtë futbollist, jo vetëm nga tifozët e Interit dhe disa nga flamujt zikaltër, por edhe nga kundërshtarët, duke përfshirë edhe Milanin.

Postimi i Milanit ne Tuiter per Kristian Eriksen. Gazeta Si, 17 dhjetor 2021

"I urojmë më të mirat Kristianit për të ardhmen. Është vërtet një mëkat që kemi humbur një njeri të madh dhe një kundërshtar të madh”, - ka shkruar klubi i Milanit në faqen e vet të Tuiterit. Respekti është i jashtëzakonshëm, njeriu është përpara futbollit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë