Futboll

Kristian Eriksen i rilindur, Mançester Junajtid e do me çdo kusht

Gazeta Si - Danezi Kristian Eriksen duket se vërtet ka rilindur. Futbollisti që tronditi botën, pas atakut në zemër që pësoi në Europianin e fundit, është kthyer në nivelin e mëparshëm.

Mesfushori i njohur tani është objektiv kryesor i Mançester Junajtid. Trajneri i ri, holandezi Erik ten Hag, e kërkon me çdo kusht ta ketë në skuadër për sezonin e ri.

Eriksen me uniformen e Danimarkes. Gazeta Si, 7 qershor 2022

Kristian Eriksen, 30 vjeç, luajti me Brentfordin muajt e fundit dhe bëri një paraqitje të mirë. Ai kthye edhe në kombëtaren e Danimarkës, ku gjithashtu tregoi një nivel të kënaqshëm. Paraqitje që kanë bindur Mançesterin për ta passur në skuadër.

Danezi e njeh mjaft mirë Premier Ligën, ku për shumë vite ka mbajtur fanellën e Totenhemit. Më pas kaloi tek Interi, ku u shpall kampion. Por në Itali nuk mund të luante pas atij problemi shëndetësor për shkak të rregullave.

Mesfushori ndërpreu kontratën me Interin dhe pastaj, pasi u rikuperua fizikisht, nënshkroi për Brentfordin. Tani Kristian Eriksen mund të veshë një tjetër fanellë të rëndë, siç është ajo e “Djajve të kuq”.

Ndoshta edhe vetë futbollisti danez nuk e kishte besuar se do të vinte ky moment. Ai rrezikoi seriozisht jetën, por fati ishte me të. Eriksen ka rilindur, ka ende shumë për t’i dhënë futbollit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë