Futboll

Krisje totale me Ronaldon, ten Hag nxehet keq: Sjellje e papranueshme!

Gazeta Si - Raporti mes Kristiano Ronaldos dhe Mançester Junajtid ka pësuar një krisje totale. Tani nuk ka më dyshime. Një vit pas rikthimit te “Djajtë e kuq” dhe 3 ditë para mbylljes së merkatos, portugezi po përjeton një verë anormale edhe në sjellje.

Gjatë miqësores së fundit ndaj Rajo Valekanos, ku luajti vetëm pjesën e paë, Ronaldo u largua nga stadium në pushim. Një veprim që e ka nxehur keq trajnerin Erik ten Hag: "Sjellje e papranueshme, - tha holandezi, jemi një skuadër dhe të gjithë duhet të qëndrojmë deri në fund".

Kristiano Ronaldo. Gazeta Si, 3 gusht 2022

Që Ronaldo nuk ka në plan të qëndrojë te Mançester Junajtid, nuk është diçka e re. Për momentin, të gjitha tentativat e agjentit të tij për një skuadër të re, që luan në Champions, nuk kanë qenë të suksesshme.

Shumë të larta kërkesat e një lojtari fenomenal, por në fund karriere, aq më tepër në një moment, ku pjesa më e madhe e klubeve të Europës kanë vështirësi ekonomike.

Sjella e portugezit pas ndërrimit në ndeshjen me Rajo Valekanon shënon këtë krisje totale me trajnerin dhe klubin. "Nuk e pranoj një sjellje të tillë”, - ka theksuar trajneri ten Hag.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë