Nga Gazeta 'SI' - Blerjet online me anë të një karte bankare nuk janë më ‘të frikshme’ për shqiptarët.
Banka e Shqipërisë raporton se nga janari në mars të 2024-s, shqiptarët kanë bërë blerje apo dërgesa në vlerë mbi 528 mld lekë me atë të asaj që njihet si home-banking, banka nga shtëpia.
Nga një vit më parë, shpenzimet u rritën me 21% ndërsa numri i transaksioneve me 19%, rreth 2 mln të tilla.
Trendi i homebanking gjeti hapësirë në Shqipëri gjatë pandemisë dhe vazhdon ende të rritet me qytetarët që gjejnë më shumë akses në banka dhe bizneset që diversifikojnë pagesat.
Sipas Anketës së Përdorimit të Teknologjisë së Informacionit, 40% e shqiptarëve pranojnë se kanë bërë një blerje online, produkt ose shërbim gjatë 2023-shit. 89% e këtyre blerjeve ka qenë veshje ose aksesore, ndërsa shërbimet e dërgimit të ushqimit në shtëpi rreth 40%.
Banka e Shqipërisë raporton 1.4 mln karta aktive, prej të cilave 1.2mln janë debiti, për 2023-shin. Rreth 70% e popullsisë shqiptare kanë një llogari bankare, sipas BSH-së. Vlerësohet se tashmë 34% e llogarive bankare aktive janë të aksesueshme nga interneti, nga 28.2% që kishte qenë ky tregues në fund të vitit 2022.
Për të rritur përfshirjen e qytetarëve në sistemin bankar po ndërhyn dhe qeveria. Të gjithë qytetarët që marrin ndihmë ekonomike apo pension, do të kenë një llogari bankare pa kosto, ku do të aksesojnë pagesën e tyre.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.