Gazeta Si – Autoritetet ligjzbatuese në Kosovë njoftuan të premten se kanë gjetur mbetje njerëzore edhe në lokacionin e tretë të dyshuar për varr masiv në Zubin Potok. Ky zbulim vjen ndërsa në këtë komunë veriore po vazhdojnë gërmimet pas dyshimeve për mbetje njerëzore që dyshohet se u përkasin njerëzve të zhdukur gjatë luftës së viteve 1998-‘99.
Policia dhe Prokuroria Speciale e Kosovës thanë të premten në një komunikatë të përbashkët se gjatë veprimeve hetimore që janë duke u zhvilluar lidhur me rastin në Zubin Potok është identifikuar dhe është konfirmuar prania e mbetjeve mortore edhe në lokacionin e tretë të dyshuar.
Ekipet kosovare janë prej javësh duke gërmuar në tri lokacione në Zubin Potok, përfshirë fshatrat Kalludër e Vogël dhe Jakubë, pas një hetimi rreth dyvjeçar dhe arrestimit të tre të dyshuarve lidhur me këtë rast nën dyshimin për krime lufte.
Autoritetet kosovare thanë se kanë dëshmi se njëri nga të arrestuarit në Zubin Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje