Kosova

Krim në familje në Pejë, bashkëshorti vret gruan

Një ngjarje e rënë ka ndodhur në Pejë të martën e 16 Prillit, ku një grua është vrarë me armë zjarri nga bashkëshorti i saj.

Sipas deklaratave të policisë në Pejë, autori i dyshuar është arrestuar, ndërsa ngjarja mendohet të ketë ndodhur në banesën e çiftit.

Lajmi u konfirmua edhe nga zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, i cili deklaroi se “jemi në pritje të Mjekësisë Ligjore për të marrë trupin e pajetë”.

“Në Pejë ka ndodhur një rast i vrasjes, ku dyshohet se në një banesë në qendër të Pejës bashkëshorti ka privuar nga jeta gruan e tij. I dyshuari është arrestuar dhe i është sekuestruar arma, ndërsa në vendin e ngjarjes janë duke u kryer të gjitha hetimet e nevojshme”, u shpreh Nikçi.

Kujtojmë që me datë 12 prill, një tjetër grua është vrarë në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj.

Po ashtu, edhe për këtë rast është arrestuar ish-bashkëshorti i saj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë