Ka ndodhur

Krim në familje në Elbasan, 58-vjeçari vret kunatën me sëpatë

Gazeta Si - Një 58-vjeçar vrau me sëpatë këtë të mërkurë kunatën e tij, 44-vjeçaren Alma Qejvani. Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugë në fshatin Kusarth në Bradashesh të Elbasanit, për shkaqe momentalisht të panjohura.

Menjëherë pas ngjarjes, autori i dyshuar i identifikuar si Tefik Tashi, u largua në drejtim të fshatit Bradashesh. Policia thotë se ai u gjet me sëpatë në dorë dhe me duart me gjak, duke u larguar me vrap u arrestua.

44-vjeçarja mësohet se fillimisht mbeti e plagosur dhe ndërroi jetë në spital. Fillimisht mes të dyve ka pasur një debat verbal, teksa situata është tensionuar dhe me sëpatën që kishte në dorë qëlloi drejt 44-vjeçares.

Tani pritet të merret në pyetje sërish për të sqaruar rrethanat e ngjarjes pasi t’i dalë pija, pasi në gjendjen që është aktualisht është e pamundur.

Sëpata është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë