Ngjarje

Dëshmia e 58-vjeçarit që masakroi kunatën me sëpatë: Më ofendonte, nuk e duroja dot!

Gazeta Si - I pyetur nga hetuesit pse e vrau kunatën e tij Alma Qevani më sëpatë, Tefik Tashi ka pohuar se një nga arsyet ishte se ofendohej herë pas herë nga viktima dhe vjehrra e tij.

Mes të tjerash, ai ka deklaruar se e vrau kunatën, pasi ajo nuk lejonte të motrën të shkonte në shtëpinë e tij. Kjo ka qenë edhe pikënisja e konfliktit që përfundoi tragjikisht.

Para hetuesve autori ka pranuar gjithashtu se motra e bashkëshortes së tij e ofendonte dhe kohët e fundit i ka thënë “je impotent”.

“Kishte kohë që më ofendonte nuk munda ta duroj dot. Thoshte sa herë, madje edhe në prani të familjarëve, fjalën impotent”, tregoi ai.

44-vjeçarja, Alma Qevani po ecte së bashku me të motrën e saj në rrugët e fshatit Kusarth të Elbasanit, kur kunati i saj Tefik Tashi i doli para dhe e qëlloi me sëpatë.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 13:00 të së enjtes, ndërsa 44-vjeçarja fillimisht u dërgua në spitalin e Elbasanit, por si pasojë e plagëve nuk mundi të mbijetojë.

Vetë motra e viktimës dhe gruaja e autorit e pranishme në momentin e ngjarjes, tregon shkakun e kësaj ngjarje.

“Ishte nxeh se pse nuk e hapi telefonin. Po unë nuk kisha telefon. Isha bashkë me motrën dhe mori motrën. Ziheshin për gjëra të kota”. Ndërsa fqinjët e tyre rrëfejnë momentet e para pas krimit.

“Unë dëgjova zhurmë, gruaja kërkonte ndihmë duke thënë se “donte ujë”. Ajo kishte gjak nga surrati. Ajo tjetra shtrirë, nuk e di unë.”

Menjëherë pas ngjarjes, autori, 58-vjeçar u largua në drejtim të fshatit Bradashesh, aty dhe ku arrestua nga policia.

Sipas uniformave blu në momenin e arrestimit, Tefik Tashi u gjet me sëpatën që kreu krimin, dhe duart i kishte me gjak.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se në momentin e krimit autori ka qenë në gjendje të dehur. Autori me bashkëshorten e tij dhe viktimën jetonin në një shtëpi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë