Ka ndodhur

Krim i dyfishtë në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain me sende të forta

Gazeta Si - Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në një familje në fshatin Tërvol të Gramshit, në Njësinë Aimistrative Pishaj.

Policia thotë se shtetasi Xhevit Sinani, i moshës 75-vjeçare ka vrarë bashkeshorten e tij Zeqine Sinani dhe vëllanë, Shaqir Sinani.

Shkaqet e ngjarjes së rëndë janë të panjohura, ndërsa krimi dyshohet se është kryer me sende të forta. Autori i dyshuar është arrestuar nga policia, pasi ishte larguar nga vendngjarja.

Xhevit Sinani menjëherë pas krimit të rëndë ka telefonuar fëmijët, të cilët i ka informuar në lidhje me ngjarjen.

Sinani ka vrarë të shoqen në shtëpi, ndërsa vetëm disa minuta më pas, në vreshtin e rrushit, rreth një kilometër larg shtëpisë, ka goditur për vdekje dhe të vëllanë.

Forcat e policisë ndodhen në skenën e krimit dhe kanë nisur hetimet.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë