Media Galeri

Krijuar nga AI, fotot ishin aq reale sa Katy Perry ‘u bë’ pjesë e Met Gala

Katy Perry ishte pjesë e Met Gala, edhe pse nuk ishte... Fotografitë e saj në tapetin e kuq të Met Gala ishin aq reale sa të gjithë e besuan se Perry ishte pjesë e mbrëmjes, aq sa këngëtarja u detyrua të reagonte për fotot, duke thënë se janë të krijuara nga AI.

Një nga fotot tregon këngëtaren në shkallët e Muzeut Metropolitan të Artit teksa ka veshur një fustan ngjyrë bezhë të hapur me lule.

Fotografitë e AI mblodhën miliona pëlqime dhe shikime në Twitter (dikur X). Duke postuar në Instagram, këngëtarja bëri shaka me fotot e krijuara nga inteligjenca artificiale, duke shkruar "nuk mund të shkoja vetë në MET kështu që improvizova”.

Ajo gjithashtu ndau një screenshot të një bisede me nënën e saj, e cila gjithashtu e besoi se Perry ishte pjesë e Met Gala.

"Mami, inteligjenca artificiale të mashtroi edhe ty, kujdes!" ia ktheu ajo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë