Teknologji dhe Inovacion

Krijohet aplikacioni që të paguan nëse lë drogën, duhanin ose alkoolin

Foto ilustruese e aplikacionit

Startupi amerikan DynamiCare Health ka një aplikacion që të paguan nëse le drogë, duhanin ose alkoolin Si funksionon? Studiuesit e kanë ditur prej vitesh se ofrimi i shpërblimeve të vogla për njerëzit që luftojnë me varësinë, si kuponat ose kartat e dhuratave, për të bërë ndryshime pozitive, mund të ndihmojë në thyerjen e ciklit të varësisë nga droga ose alkooli.

DynamiCare është një grup në rritje i kompanive lokale në Boston që përdorin gjithçka, nga aplikacionet celulare deri te lojërat video për të trajtuar sëmundjet. E njohur si terapi dixhitale, fusha përfshin Akili Interactive Labs, e cila po zhvillon lojëra video për të trajtuar ADHD dhe çrregullimet njohëse, dhe Pear Therapeutics, e cila po punon në trajtime dixhitale për pagjumësinë dhe varësinë.

Aplikacioni shpërndan shpërblime të vogla monetare në një kartë debiti që mund të gjurmohet dhe kufizohet lehtësisht, duke mos punuar në vende si bare, dyqane pijesh alkoolike dhe kazino. Aplikacioni ofron gjithashtu mesazhe emocionuese, rikujtues dhe gjurmim të angazhimeve të përmbushura. DynamiCare i paguan pacientët me rreth 350 dollarë në muaj.

Aplikacioni, i cili gjithashtu i lejon njerëzit të takohen me këshilltarët përmes videokonferencës, është testuar në pesë studime të publikuara dhe dhjetëra programe pilot, duke përmirësuar rezultatet për njerëzit që shërohen nga abuzimi i opioideve, stimuluesve, alkoolit, duhanit dhe nikotinës.

Në një studim të vitit të kaluar në Journal of Substance Abuse Treatment, 61 pacientë që shëroheshin nga abuzimi me alkoolin në klinikat Gosnold Treatment Centers në Massachusetts u ndanë në dy grupe. Ata që përdornin DynamiCare kishin rreth dy herë më shumë gjasa të shëroheshin gjatë katër muajve të trajtimit.

DynamiCare është ideja e David Gastfriend dhe djalit të tij, Eric Gastfriend. David Gastfriend është një psikiatër për varësinë ndërsa Eric Gastfriend punoi në një startup lojrash në Kembrixh dhe më pas ndoqi Shkollën e Biznesit në Harvard.

Rreth gjashtë vjet më parë, kur një anëtar i familjes po luftonte me varësinë, Eric Gastfriend kishte një ide se si të zgjidhte problemet që lidheshin me koston dhe llogaridhënien e peronave që abuzonin.

Ai i tha babait të tij se me anë të teknologjisë mund të kapërcehen pengesat dhe kështu nisën aplikacionin e tyre.

Ata kanë mbledhur rreth 6 milionë dollarë nga investitorët, duke përfshirë MEDA Angels, një grup mjekësh që mbështesin startup-et e vogla të kujdesit shëndetësor dhe ish-përfaqësuesin amerikan Patrick J. Kennedy.

DynamiCare ka paraqitur programin e saj për studiuesit, si dhe rrjetet spitalore. Aplikacioni ndihmon ekspertët duke i mbajtur ata të përditësuar për përparimin e një pacienti. Kjo do të thotë që një këshilltar do të sinjalizohet kur dikush humbet një takim ose test droge dhe mund të kontaktojë dhe të përpiqet ta kthejë personin në rrugën e duhur.

Aplikacioni gjithashtu i lejon njerëzit në rikuperim të bëjnë vetë një test frymëmarrjeje ose droge me një pajisje që lidhet me aplikacionin përmes Bluetooth, një kërkesë më e thjeshtë sesa të duhet të shkosh personalisht në një institucion.

Megjithëse rezultatet e DynamiCare kanë qenë të mira, një pengesë për miratimin më të gjerë ka qenë një ligj federal i viteve 1970 që synonte të parandalonte mashtrimin në Qëndrat diagnostikuese. Statuti kundër rryshfeteve ndalon punonjësit shëndetësor të paguajnë ose marrin ryshfet, zbritje ose pagesa të tjera për të inkurajuar trajtimet e mbuluara nga qeveria.

Çdo gjë mbi 75 dollarë konsiderohej një ryshfet i mundshëm. DynamiCare filloi duke përdorur shpërblime më të vogla, si një kupon McDonald's 1 dollarë, por nuk mori të njëjtat rezultate si me shpërblime më të larta, si 5 dollarët që ofron tani.

Kështu që startup-i kërkoi një përjashtim nga rregulli. Në mars, zyra e inspektorit të përgjithshëm të Departamentit të Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore të SHBA-së lëshoi një përjashtim që i bëhej aplikacionit për shkak të efektivitetit që kishte.

Lëvizja vjen pasi vdekjet nga abuzimi me drogën dhe alkoolin janë rritur gjatë pandemisë. Pothuajse 92,000 njerëz vdiqën nga mbidoza e opioideve në vitin 2020, 30 për qind më shumë nga viti 2019, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

"Epidemia e opioideve është thjesht jashtë normales", tha John McGahan, president dhe shef ekzekutiv i Fondacionit Gavin që trajton njerëzit që janë të varur nga alkooli.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë