Ekonomi

Kreu i Dhomës Amerikane: Shqipëria duhet të orientojë politikat drejt  investime të reja strategjike

Presidenti i Dhomës Amerikane, Enio Jaço deklaroi sot se Shqipëria duhet të orientojë politikat drejt mundësive euro-transantlantike
Në mbledhjen e përgjithshme të Asamblesë së AmCham, në praninë e Ministres së Financave Delina Ibrahimaj, Ambasadores Yuri Kim si dhe kompanive anëtare multinacionale të AmCham, Jaço tha se në dy vitet e fundit Dhoma Amerikane ka rritur anëtarësinë e saj si dhe bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë duke punuar me U.S.
"Ka një shqetësim në rritje dhe pakënaqësi me politikat e brendshme të vendit. Nëse duam të ndërtojmë vërtetë një ekonomi konkurruese, kjo është një kosto për të gjithë ne përfshirë bizneset tona” u shpreh Presidenti i AmCham.
Jaço e mbylli fjalën me Axhendën e Investimeve, paketën e AmCham me 40 ndërhyrje ligjore për përmirësimin e klimës së biznesit me thirrjen për të punuar bashkë me Qeverinë dhe forcat politike në Komisionet Parlamentare për implementimin e saj.
“Shpresoj që Axhenda e Investimeve do të implementohet. Ne presim të bashkëpunojmë me Qeverinë, Ministrinë e Financave dhe Parlamentin për ta kthyer atë në realitet. Ka ardhur koha që të ndalojmë së diskutuari problemet e Klimës së Biznesit dhe të nisim ndërhyrjet konkrete ligjore për përmirësimin e saj, duke ofruar mundësi dhe zhvillim për të gjithë", shtoi Jaço.

Ndërsa Ambasadorja Yuri Kim, tha se qeveria shqiptare ka prioritet klimën e biznesit. Ajo tha se tre prioritetet kryesore të SHBA-së në Shqipëri janë demokracia, Reforma në Drejtësi dhe biznesi.
qeveria shqiptare ka prioritet klimën e biznesit.
Ne pamë rezultate. Dy javë më parë kemi parë Skavicën, vendin që Shqipëria do të ndërtojë hidrocentralin.

"Mbetet ende shumë punë për të bërë. Ne i bëjmë thirrje qeverisë shqiptare që t’i japë përparësi klimës së biznesit. Reforma në drejtësi duhet çuar deri në fund, e konkurrenca e ndershme duhet të jetë parësore që të gjithë investitorët të luajnë me të njëjtat rregulla të drejta dhe transparence. Jam e kënaqur që kryeministri e ka parë këtë si mundësi për të përmirësuar klimën e biznesit. Gjatë 30 viteve të fundit kemi bërë rrugë të gjatë, por kur shohim atë që ka ndodhur them se e ardhmja do të jetë më e ndritur",u shpreh Kim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë