Futboll

Krenaria e Ceferin: Fundi i Superligës, fitorja më e madhe e UEFA-s!


"Tentativa e prillit të kaluar për të krijuar një Superligë të mbyllur, që donte të mbushte arkat e vetëm disa klubeve, ishte një kërcënim për vlerat bazë të modelit sportiv europian dhe të misionit të UEFA-s. Fundi i saj me dënimin politik dhe popullor të gjithë kontinentit, ishte fitorja jonë më domethënëse në 2021-shin".

Janë fjalët e presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin, i cili vazhdon: "Doja ta ndaja falënderimin tim personal me secilin prej jush që ishte me UEFA-n në një moment kaq të vështirë. Mbështetja juaj ka bërë që projektet tona vazhdojnë të krijojnë një të ardhme të besueshme për futbollin në Europë".

Selia e UEFA-s. Gazeta Si, 24 dhjetor 2021

Më pas kreu i qeverisë së futbollit europian ka folur për arritjet më të mëdha të vitit që po lëmë pas. "Ishte një vit i paharrueshëm për UEFA-n dhe komunitetin e futbollit dhe është e vështirë të veçosh arritjen më të madhe. Lista e “fituesve” është shumë e gjatë, kapitenët e klubeve dhe kombëtareve kanë ngritur shumë trofe të UEFA-s në 7 kompeticione: Euro 2020, Liga e Kombeve, Liga e Kampionëve për meshkuj dhe femra, Liga e Europës, Europiani U-21 edhe futbolli i sallës.

Ciklet e reja të kompeticioneve për klubet kanë krijuar një situatë të favorshme si futbollin e femrave, ashtu edhe atë të meshkujve. Ndryshimet rrënjësore në formatin e Ligës së Kampionëve të femrave e kanë rritur ndjeshëm ekuilibrin kompetitiv, ndërsa Liga e Konferencës i ka bërë kompticionet e meshkujve më gjithëpërfshirëse, me shumë klube që impenjohen për herë të parë në skenën europiane”, - ka thënë mes të tjerash Ceferin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë