Shendet

Kremi i së ardhmes? Shkencëtarët krijojnë krem dielli që shëron lëkurën pas djegies

Shkencëtarët kanë krijuar një krem për lëkurën që shëron dëmtimet nga dielli dhe bllokon procesin që shkakton rrudha.

Studiuesit thonë se është një krem dielli i gjeneratës së ardhshme, i cili jo vetëm mbron nga djegia nga dielli, por riparon me shpejtësi dëmtimin e nivelit të ulët të lëkurës nga dielli në kohë reale.

Kremi përmban një version artificial të melaninës, një molekulë natyrale në lëkurë që prodhon një nxirje nga dielli, por që gjithashtu shëron lëkurën pasi dëmtohet nga rrezet e diellit.

Shkencëtarët thonë se tani kanë krijuar një 'super-melaninë' e cila funksionon edhe më mirë.

E përdorur në një krem për lëkurën, ajo kap dhe neutralizon 'radikalet e lira' të dëmshme, molekula në trup të shkaktuara nga rrezet ultravjollcë të diellit, të cilat mund të shkatërrojnë kolagjenin e nevojshëm për lëkurë të shëndetshme, elastike dhe të re.

Nëse përdoret për një kohë të gjatë, kremi mund të parandalojë rrudhat që shfaqen në fytyrat e njerëzve pas vitesh ekspozimi në diell.

Dr Kurt Lu, dermatolog dhe biolog nga Universiteti Northëestern në SHBA, tha se "Shumë njerëz provojnë ilaçe pasi janë djegur nga dielli për të qetësuar dhimbjen, ose një krem për të reduktuar inflamacionin por në të vërtetë asgjë nuk riparon dëmin e shkaktuar në lëkurë nga dielli”.

Profesor Nathan Gianneschi, bioinxhinieri dhe kimisti në Universitetin Northëestern, i cili ndihmoi në prodhimin e super-melaninës, tha: “Ne vendosëm të gjejmë një zgjidhje shkencore për një problem pa zgjidhje ekzistuese, dëmin që dielli i bën lëkurës”.

Studiuesit testuan super-melaninën e përzier me ujë, të cilën e aplikuan në lëkurën e dhuruar nga 10 persona që kishin bërë operacione plastike.

Kur kremi i lëkurës me super-melaninë u aplikua në 10 mostrat e lëkurës, gjysma nuk patën asnjë problem.

Kjo u krahasua me mostrat e lëkurës të patrajtuara me krem, të cilat të gjitha kishin dëmtime pas ekspozimit në diell.

Kjo është dëshmi se melanina artificiale mund të parandalojë dhe riparojë dëmtimin e lëkurës, megjithëse nevojiten më shumë kërkime duke përdorur kremin e aplikuar drejtpërdrejt në fytyrat dhe trupin e njerëzve.

Ekspertët shpresojnë se i njëjti krem mund të ndihmojë lëkurën të shërohet nga djegie të ndryshme, madje mund të ndihmojë në trajtimin e efekteve të ndotësve të përditshëm që plakin lëkurën, të tilla si tymrat e makinave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë