Ari zakonisht është diçka që lidhet me bizhuteritë, por e kishit menduar që tani mund të hani ushqime të lyer me ar.
Restoranti Ainsworth ka prezantuar për herë të parë krahë pule të veshura me ar. “Gold Buffalo Wings” janë krahët e pulës të ngjyera në gjalpë kokosi, chipotle, dhe të spërkatura me mjaltë për 24 orë.
Por pavarësish shkëlqimit luksoz, këto krahë nuk do t’ju boshatisin xhepat nëse vendosni t’i keni në vaktin tuaj. Sipas The Ainsworth, këto krahë pule kanë tre niveli të ndryshme çmimi: 10 krahë për 45 $, 20 krahë për 90 dollarë dhe 50 krahë së bashku me një shishe shampanjë Armand de Brignac për 1000 dollarë.
Ky restorant që ndodhet në New York, është në pronësi të reperit amerikan Jay Z.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.