Kosova

KQZ refuzon 16 mijë vota nga diaspora

Votat nga diaspora, të cilat u kthyen në një mollë sherri për përplasjen mes partive, priteshin të ishin asi nën mëngë i Albin Kurtit për të marrë më shumë deputetë për të formuar i vetëm qeverinë.

Por Qendra për Numërimit e Votave (QNR) ka shpallur sot të pavlefshme më shumë se 16 mijë vota nga diaspora, për shkak të probleme me regjistrimin e votuesve dhe apo dokumenteve të pavlefshme të identifikimit.

Sipas kësaj qendre, deri më enjten janë numëruar 78% e zarfeve me fletëvotime nga jashtë Kosovës. Por autoritetet kanë verifikuar 57568 votues dhe kanë shpallur të pavlefshme 16288 vota.

Një pjesë e zarfeve të refuzuara do të rishqyrtohen edhe një herë nga KQZ-ja, para se të fillojë procesi i numërimit.

Sipas arsyeve që ka dhënë ky institucion, dy kategoritë më të refuzuara të këtyre zarfeve janë persona të cilët kanë dërguar fletëvotime pa qenë pjesë e listës votuese jashtë Kosovës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë