Politike

KQZ i hoqi kandidatët e tepërt për deputet, PD: Do ta ankimojmë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi listat shumëemërore të kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj.

Ndryshe nga listat e depozituara me numër më të madh kandidatësh, KQZ ka miratuar vetëm listën e kandidatëve e barasvlefshme me numrin e mandateve për secilin qark.

Në rastin e Tiranës, PD ka depozituar 43 emra kandidatësh, ndërsa i gjithë qarku ka 36 mandate deputetësh.

Për vendimin e KQZ reagoi edhe Partia Demokratike, përmes një deklarate zyrtare.

“Vendimi i sotëm i KQZ për mosregjistrimin e plotë të listave të koalicionit është një vendim i padrejtë dhe i paligjshëm, i diktuar nga interesat politike të maxhorancës.

Pasi ndryshoi rregullat e lojës në mënyrë të njëanshme, maxhoranca synon të imponojë rregulla të tjera, të cilat pamundësojnë përfaqësimin e plotë dhe të drejtë të të gjitha partive përbërëse të koalicionit tonë. Këto rregulla të njëanshme synojnë që të lënë të lënë të papërfaqësuara parti të cilat përfaqësojnë shtresa të ndryshme shoqërore dhe komunitete të caktuara, veçanërisht minoritetet.

Asnjë vendimmarrje e tillë nuk ka për të penguar koalicionin tonë që të garojë me potencialin e tij të plotë, njerëzor dhe programor. Kjo vendimmarrje, si të gjitha vendimmarrjet e padrejta, do të ankimohet menjëherë nga ana jonë në të gjitha shkallët ankimore.

Asgjë nuk do të na ndalojë të sjellim ndryshimin në Shqipëri me njerëzit tanë të mrekullueshëm, që kanë nevojë dhe e duan kaq shumë ndryshimin! Ne do ta bëjmë të mundur këtë në datën 25 Prill me ndihmën e të gjithë shqiptarëve”, thuhet në deklaratën e PD.

Listat e miratuar nga KQZ për 12 qarqet:

1-9 Berat

1-6 Dibër

1-15 Elbasan

1-18 Fier

1-6 Gjirokastër

1-12 Korçë

1-3 Kukës

1-15 në Durrës

1-9 Lezhë

1-12 Shkodër

1-36 Tiranë

1-12 Vlorë


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë