Nis seanca në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit për ish-gjyqtaren e Gjykatës së Lartë Arjana Fullani, kundër vendimit të KPK-së të datës 23 korrik të 2019, ku u vendos që Arjana Fullani për 15 vite të mos ushtronte asnjë funksion në drejtësi.
Ish-anëtarja e Gjykatës së Lartë, Arjana Fullani, bashkëshorte e ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, ka ankimuar përjashtimin për 15 vite nga sistemi i drejtësisë.
Fullani shprehet se i qëndron dorëheqjes, por kërkon që të mos i hiqet statusi i magjistratit.
Fullani e ankimoi pjesërisht vendimin që e përjashton për 15 vite por jo mbarimin e mandatit të saj si magjistratë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.