Lajme

KPA shkarkon kryetarin e Gjykatës Kushtetueses, Bashkim Dedja

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra kreun e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja. Kolegji ka arsyetuar se subjekti ka pronësi më të madhe sesa mund ta justifikojë si edhe  ka mungesë burimesh financiare.
Kryegjykatësi kushtetues, Bashkim Dedja, e kaloi me sukses testin e vettingut në shkallën e parë më 13 qershor. Por, vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit u ankimua nga Komisioneri Publik pas kërkesës së ndërkombëtarëve.
Bashkim Dedja ka një karrierë të gjatë juridike. Ka punuar si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë nga viti 1993-1996 dhe më pas deri në vitin 1998 si gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë. Prej vitit 1998-2010 ka ushtruar detyrën e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit Durrës. Aktualisht, është pedagog i jashtëm pranë Fakultetit të Drejtësisë së Universitetit të Tiranës në të drejtën penale dhe në Shkollën e Magjistraturës në lëndën “Shkrimi dhe arsyetimi ligjor”, si dhe është ekspert i trajnimit vazhdues.
Bashkim Dedja ka bashkëpunuar në disa grupe pune për hartimin e Kodit të Punës si dhe përmirësimin kodeve të Procedurës civile dhe penale. Prej dhjetorit 2007 e në vazhdim është anëtar i Komisionit të Mbrojtjes së Dëshmitarëve dhe Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë. Në muajin maj të vitit 2010 u emërua anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe që nga muaji shtator i vitit 2012 është Kryetar i Gjykatës Kushtetuese.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë